Rashiti: Adresuam kërkesën për rimburësim deri në 100 euro të tatimit në pronë për tatimpaguesit e Gjilanit (VIDEO) NULL NULL 03.02.2023 18:25 03.02.2023 18:25 Riad Rashiti, drejtor i Financave Gjilan, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka bërë të ditur se e kanë adresuar në ministry kërkesën për rimburësimin e deri në 100 euro të tatimit në pronë për tatimpaguesit e Gjilanit. Ai gjithashtu njoftoi se janë gjithsej 38 mijë e 800 tatimpagues në komunën e Gjilanit, përcjell Klankosova.tv. “Sot Kuvendi Komunal i Gjilanit për herë të dytë i drejtohet ministrisë me kërkesë për tatimin në pronë që ka shkaktuar ngritje në këtë vit. Në seancën e kaluar të rregullt, me 26 janar kemi dërguar një kërkesë ku kemi kërkuar nga ministria që ta rishqyrtoi mundësinë e rivlerësimit të tatimit në pronë për këtë vit dhe sot e adresuam kërkesën tjetër që ka të bëjë me drejtpërdrejtë me rimburësimin e deri në 100 euro të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit e komunës së Gjilanit, që janë 38 mijë e 800 tatimpagues në komunën e Gjilanit” Rashiti u shpreh se kjo kërkesë është miratuar me përkrahjen e të gjitha subjekteve politike dhe presin nga qeveria që ta merr parasysh këtë kërkesë, “Sot me përkrahjen e të gjitha subjekteve politike është miratuar kjo kërkesë dhe presim nga Qeveria e Kosovës që ta merr parasysh këtë kërkesë dhe ta rimbursojë këtë shumë e cila vetëm për komunën e Gjilanit është diku në vlerë prej 2.6 milionë euro”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.