Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashiq i del kundër Sveçlës: Policia ka mundur të reagojë ndryshe me maturantët në veri (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2025 12:53

Politikani serb, Nenad Rashiq, i ka dalë kundër ministrit Xhelal Sveçla lidhur me incidentin e ndodhur në veri të Kosovës me disa të rinjë maturantë.

Për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, Rashiq tha se është i lumtur që Policia e Kosovës e ka parandaluar ndonjë eskalim të ndonjë situate, por nga ana tjetër sipas tij, secili duhet të ketë përgjegjësi për veprimet që bën.

“Ata janë maturantë, si maturante tinejgjerë, dhe e kanë bërë një veprim normal sikur në çdo komunë dhe shkollë që kalojnë dhe nuk shoh asnjë problem aty”.

“E nga ana tjetër, ai incident i vogël ka ndodhur në një mënyrë policën kanë mundur të reagojnë pak më ndryshe. Gabimi është ndoshta te kontakti fizik që nuk do të duhej të ishte sepse nuk ka nevojë të krijohet një përshtypje që policia reagon në mënyrë të vrazhdë fizike”, deklaroi Rashiq.

Ai po ashtu mohoi dyshimet se ngjarja ishte e inskenuar nga Beogradi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.