Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashica ateron në Prishtinë, gati për ndeshjet me Kosovën

NULL NULL
07.10.2024 19:41
Rashica, ka ateruar sonte në Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë. Foto: Klankosova.tv
Rashica, ka ateruar sonte në Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë. Foto: Klankosova.tv

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka ateruar sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Futbollisti i Beshiktashit pritet që t’i bashkohet bashkëlojtarëve nën urdhërat e trajnerit, Franco Foda, për ndeshjet që Kosova do t’i luaj në Ligën e Kombeve në muajin tetor.

Kosova do të ketë dy përballje në “Nations League”, fillimisht më 12 tetor si mysafire e Lituanisë dhe tri ditë më vonë në Prishtinë e pret Qipron, njofton Klankosova.tv.

“Dardanët” deri më tani kanë pësuar  3-0 nga Rumania në “Fadil Vokrri”, si dhe një fitore në tokën qipriote, 4-0.

Reprezentacioni kosovar luan në rangun e tretë të Ligës së Kombeve dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Grupin C me 3 pikë, kurse rumunët janë të parët me 6 sosh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.