“Rashford nuk luan në Euro 2016” NULL NULL 01.06.2016 10:00 01.06.2016 10:00 Adoleshenti që ka lënë gjurmë tek Manchester United mund të ketë mungesë të minutave të lojtës në Euro 2016, ka thënë ish shefi i Tottenham. Marcus Rashford do të jetë me fat nëse mund të luajë një ndeshje në Euro 2016, sipas Harry Redknap. I riu i Manchester United është përfshirë në listën prej 23 futbollistëve me të cilët Roy Hodgson udhëton në Francë. Por Redknap beson se linja sulmues e Tre Luanëve do të përbëhet nga lojtarët tjerë me përvojë dhe se Rashford do të ketë pak minuta lojë. “Të jem i sinqertë, nuk pres që ai të luajë. Më pëlqen ai dhe do të bëhet lojtar i madh në të ardhmen”. “Por kur ke Kane, Vardy, Sturridge dhe Rooney, nuk besoj se ai ka shumë gjasa”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.