Rapsodi Ali Krasniqi, la pas vetes 200 këngë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 22.12.2022 20:42 nga Qendresa Sinani 22.12.2022 20:42 Të mërkurën iu dha lamtumira e fundit rapsodit të njohur Ali Krasniqit. Ai vdiq në moshën 84-vjeçare duke lënë pas një karrierë gati kaq të gjatë. Prej varrezave të fshatit Drenoc të Malishevës, shumë familjarë e miq të të ndjerit thurën lavde e folën fjalë të mëdha për ikonën e muzikës folklorike. Talentin që kishte në melodi të sharkisë e më zë ikonik, Krasniqi kishte filluar ta shfaqte qysh si fëmijë meqë prej moshës 12-vjeçare merrte pjesë në shumë organizime nëpër oda në krejt Kosovën. Ali Krasniqi la pas vetes një bagazh të gjerë në muzikën rapsodike, gjithsej 198 këngë.