Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua nga Suhareka dyshohet se ka humbur jetën në një aksident në Francë

NULL NULL
23.06.2026 22:43

Po raportohet se në një aksident trafiku të ndodhur në Francë, ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës.

Sipas informacioneve të bëra publike nga familjarë të saj, në aksident janë lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Familjarët dhe të afërmit kanë shprehur pikëllimin për humbjen e saj, ndërsa të lënduarve u është uruar shërim i shpejtë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për të marrë një konfirmim, dhe është në pritje të një përgjigjeje. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme