Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

NULL NULL
14.06.2025 10:12
Foto ilustruese

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani.

Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani (Ardian Dushkolli) nga Podujeva.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Ndërkaq, mediumi lokal “Llapi.info”, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.