Raportohet se Nexhmije Haradini ishte bashkë me një grua dhe një fëmijë në momentin e vrasjes (VIDEO) NULL NULL 25.03.2025 10:24 25.03.2025 10:24 Viktima, Vushtrri. Nexhmije Haradini është gruaja e cila mbrëmë mbeti e vrarë në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58-vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje. Në lidhje me këtë, sot në emisionin “Ora 7” ka dhënë detaje gazetari korrespondent për rajonin e Mitrovicës, Urall Boshnjaku, i cili tha se dyshohet se 58-vjeçari në ditën kritike e kishte përcjellur Nexhmijen kur ajo ka dalur nga puna. “Fillimisht dyshohet se e njëjta ka ndryshuar vendin e punës, ku kishte punuar bashkë me bashkëshortin rreth pesë vjet dhe ka kaluar në një veprimtari tjetër biznesore të po të njëjtit sektor, përballë ish-furrës ku punonte, në Milloshevë”. “Pasi ka ndodhur një situatë e tillë, ish-pronari i furrës ku ka punuar tashmë e ndjera, e ka përcjellur po atë ditë të ndjerën kur ka qenë duke dalur nga puna dhe në momentin që ka zbritur nga furgoni i cili e kishte bartur atë nga puna deri në Stanoc, diku rreth 3-4 katër kilometra me furgon, në kohën kur ajo është futur në nënkalim, ka rënë në pritë të ish-pronarit të furrës ku ka qenë duke punuar dhe dyshohet se aty ka ndodhur edhe vrasja e gruas në fjalë”, u shpreh ai. Gazetari Boshnjaku gjithashtu tha se është raportuar se Nexhmije Haradini ishte bashkë me një grua dhe një fëmijë në momentin e vrasjes, përcjell Klankosova.tv. “Sipas informacioneve që kanë qarkulluar edhe gjatë ditës së djeshme, bëhet e ditur se pranë Nexhmijes ka qenë edhe një grua tjetër me një fëmijë, e cila ka shpëtuar pa marrë ndonjë goditje nga plumbi, ani pse dyshohet se edhe e njëjta është tentuar që të goditet me plumb nga dorasi”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025