Raportohet se ish-ministri rus i Transportit është vetëvrarë NULL NULL 07.07.2025 15:42 07.07.2025 15:42 Agjencia e lajmeve Izvestiya ka raportuar se ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, i shkarkuar nga presidenti rus Vladimir Putin mëngjesin e sotëm, ka qëlluar veten me armë zjarri. Sipas Reuters, detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen e tij shëndetësore nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por raportimet sugjerojnë se bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasjeje. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkarkimin e tij. Roman Starovoit, ishte emëruar ministër i Transportit të Federatës Ruse në fillim të vitit 2024, pasi kishte shërbyer më parë si guvernator i rajonit Kursk. Emërimi i tij ishte pjesë e një riformatimi të qeverisë ruse të drejtuar nga kryeministri Mihail Mishustin dhe i mbështetur nga presidenti Vladimir Putin pas zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, presidenti Putin e shkarkoi Starovoit më 7 korrik 2025, pa dhënë publikisht një arsye zyrtare, por sipas mediave ruse, vendimi ishte i papritur dhe i menjëhershëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen 24 minuta më parë