Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raportohet se Guirassy i ka kaluar testet mjekësore te Dortmundi

NULL NULL
16.07.2024 22:46
Raportohet se Guirassy i ka kaluar testet mjekësore te Dortmundi

Sulmuesi Serhou Guirassy, i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te skuadra gjermane, Borussia Dortmund.

Raportohet se Guirassy të enjten do të prezantohet te skuadra elitare e Bundesligës, transmeton Klankosova.tv

Tek “milionerët” gjermanë, futbollisti i Guinesë pritet të kalojë nga Stuttgarti.

Ai shihet si zëvendësuesi i gjermanit Niclas Fullkrug, i cili pritet të largohet nga skuadra gjermane gjatë këtij afati kalimtar.

28-vjeçari kishte paraqitje të mira me Stuttgartin në edicionin 2023/2024.

Ai shënoi 30 gola dhe bëri tri asistime në të gjitha garat. Me Stuttgartin, Guirassy ka kontratë deri në vitin 2026.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.