Raportohet se është rrahur Goran Rakiq NULL NULL 13.10.2024 14:29 13.10.2024 14:29 Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut. Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Sutjeska”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur. Ai ka marrë lëndime në kokë dhe dorë. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nuk kanë informacione. “Nuk mund ta konfirmojnë një gjë të tillë, s’kemi pasur ankesa deri tani”, tha Elshani. Sipas EO-së, rasti nuk është raportuar në Polici dhe se po tentohet të mbahet i fshehur. Ai thuhet se ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri. Sipas burimeve të EO-së kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit. EO shkruan se kjo dyshohet ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radojiçiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.