Raportohet për viktima pas tërmetit të fuqishëm në Azinë Juglindore, Mianmari shpall gjendje të jashtëzakonshme NULL NULL 28.03.2025 11:36 28.03.2025 11:36 Një tërmet i fuqishëm tronditi Azinë Juglindore të premten, duke vrarë disa njerëz, duke rrëzuar një rrokaqiell në ndërtim në Bangkok. Ndërtesa u shembën edhe në Mianmarin fqinj, ku junta në pushtet shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona. Të paktën tre persona vdiqënnë qytetin Taungoo në Mianmar kur një xhami u shemb pjesërisht, thanë dëshmitarët, ndërsa media lokale raportoi se të paktën dy persona vdiqën dhe 20 u lënduan pas shembjes së një hoteli në Aung Ban, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.