Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raporti për Shqipërinë 2022, Xhaçka: Kemi përparuar në rrugën drejt integrimit evropian

NULL NULL
13.10.2022 16:50

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka bërë një status në Facebook në lidhje me Raportin për Shqipërinë 2022.

Ajo tha se ndihet krenare që ky raport njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, siç u shpreh ajo, Shqipëria ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit evropian

“Ambasadorja e Delegacionit Evropian në Shqipëri,Christiane Hohmann më dorëzoi sot Paketën e Zgjerimit për 2022 dhe Raportin e Progresit për Shqipërinë. Krenarë që Raporti i vitit 2022 njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, Shqipëria ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian”, thuhet në postimin e saj.

Tutje, ajo u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, përcjell Klankosova.tv.

“E sigurova Ambasadoren Hohmann rreth angazhimit të Shqipërisë për të punuar ngushtësisht së bashku për të adresuar të gjitha shqetësimet. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re të procesit të integrimit pas Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh tutje ajo.

 

lajme të ngjashme