Raporti i GLPS-së: Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit, viktima kryesisht gratë NULL NULL 14.11.2024 12:37 14.11.2024 12:37 Foto: KP Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre, 79 për qind e viktimave janë gra thuhet në raportin “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024” nga GLPS. Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje. Po ashtu Bajrami tha se nga gjykatat vendore nevojiten 262 ditë qe të zgjidhen lëndët e pranuara. “Gjatë periudhës korrik 2023 dhe qershor 2024 janë raportuar 2 mijë 856 raste të dhunës në familje. Nga 2 mijë 856 raste të dhunës të raportuar 79 për qind e viktimave janë gra. Reflektohet dominanca e sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare”, ka deklaruar ajo. Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e te drejtave te njeriut në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 8 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 10 orë më parë