Raporti i DASH-it, Tahiri: Kosova ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik NULL NULL 30.07.2023 13:48 30.07.2023 13:48 Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023. Tahiri tha se shkaku i ballafaqimit me shumë kriza të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, raporti i DASh-it nuk u trajtua me seriozitet. “Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie!”, tha Tahiri. Ai numëroi gjetjet kryesore të raportit. “Problemet strukturore si ndërhyrjet politike në gjyqësi, sektori i paqëndrushëm ekonomik, apo ekonomia informale janë thekset kryesore që paralajmërohen në hyrje të raportit”, theksoi ai. Shefi i deputetëve të AAK-së shtoi se është e vështirë që në raport të gjendjet ndonjë e arritur e qeverisë. “Pa vizion, pa njohuri, pa kapacitete, pa potencial për diversifikim të burimeve dhe investimeve, kjo Qeveri menaxhon në ekonomi, me logjikën e shpërndarjes së buxhetit dhe fryrjes së procedurave dhe burokracisë. Si në secilën fushë, kjo Qeveri i ktheu premtimet në mashtrim qeverisës kolosal”, shtoi ai. Besnik Tahiri tha se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë sukses në zhvillimin ekonomik, gjatë dy vjetëve. “Më specifikisht, theksohet se investimet e huaja direkte mbetën të kufizuara dhe se remitencat janë shtytësi kryesorë i zhvillimit ekonomik”, theksoi ai.