Raporti i BE-së thotë se Kurti është i gatshëm t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it NULL NULL 29.05.2021 14:27 29.05.2021 14:27 Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një prej pikave në raportin e BE-së, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, flet për bashkëpunimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Gjykatën Speciale. Ky raport thekson se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara. Veç kësaj përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë. “Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së. Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet në këtë raport. Ky dokument i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë