Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Raport i zi” i policisë, vrasje, therje me thika e dhunë në familje

NULL NULL
nga Vesa Rama 13.09.2022 10:17
shiriti i policisë

Raporti i fundit i policisë së Kosovës, është i mbushur me lajme të zeza.

Vrasje, therje me thika, dhunime e sulme kanë ndodhur së fundmi në kryeqytet e qytete të tjera të vendit.

Në Podujevë, një person është vrarë me thikë nga një i panjohur për shkak të një mosmarrëveshjeve në trafik, ndërkohë një grua në Drenas ka ndërruar jetë në spital, për të cilën mjeku ka konstatuar se kishte shenja dhune.

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Prizreni. Një burrë i cili u aksidentua ditë më parë, ka vdekur në QKUK.

Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Gllogoc 12.09.2022 – 13:00.Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësorë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i

Prizren (NN) 01.09.2022 – 21:26. Lidhur me rastin, më 12.09.2022 vëllai i viktimës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 08.09.2022 viktima mashkull kosovar gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë.  

Tutje, në raport ka edhe therje me thika në Obiliq e Vërmicë.

Në rastin e parë, dy persona janë therur me thikë nga dy të tjerë për shkak të një mosmarrëveshjeje çasti, ndërkohë edhe rasti i dytë është i njëjtë.

Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Fsh. Vërmicë, Prizren 11.09.2022 – 21:20. Raportohet se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur. Viktimat janë duke u trajtuar në Spital. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Ndërkohë në Lipjan, policia ka njoftuar për rrëzimin e një fëmije nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë, I cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga  dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen.  

Në raportin e sotëm ka edhe rast të tentim-dhunimit.

Një grua ka njoftuar se dy të panjohur kanë tentuar ta dhunonin, por e njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit.

Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga  të dyshuarit të cilët më pas me veturë  janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Në Skenderaj, një burrë dyshon se gruaja e tij i ka hedhur diçka të dëmshme në ushqim dhe me këtë rast, ai ka kërkuar trajtim mjekësor.

Skenderaj 11.09.2022 – 19:00. Viktima mashkull kosovar fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman. Viktima dyshon se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.   

Dhuna në familje vazhdon çdo ditë e më shumë.

Në Prishtinë dhe vendet përreth, janë 13 raste të dhunës në familje. 8 burra kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre, me një grua në Fushë Kosovë që ka rrahur burrin e saj.

Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan 07.09.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 12.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij  kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 12.09.2022-20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e ti kosovar e. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 10.09.2022-10:00. Më 12.09.2022 është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë 12.09.2022-23:42 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar -vëllai i sajë, në gjendje të dehur  ka ushtruar dhunë psiqike ndaj sajë.

Fushë Kosovë 12.09.2022-20:55 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e sajë kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Pejë 12.09.2022-17:00 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin dhe nipin e tij)  pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prizren 12.09.2022 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 12.09.2022-09:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht si dhe sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 12.09.2022-13:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ajo që bie në sy në këtë raport policor i cili ka ardhur sot në mëngjes, i vetmi qytet pa incidente ishte Ferizaj./Klankosova.tv/.

lajme të ngjashme