Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rangnick trajner te Bayerni?

NULL NULL
23.04.2024 09:57

Bayern Munich ka zhvilluar bisedime me Ralf Rangnick, porsa i përket pozitës së trajnerit.

Sipas Sky News, Rangnick dhe menaxheri i Brightonit Roberto De Zerbi janë duke u konsideruar si dy kandidatët kryesor për të pasuar Thomas Tuchelin, i cili do të largohet në fund të sezonit nga klub bavarez.

Ndryshe, Julian Nagelsmann flitej që do të rikthehej te Bayerni, por ai së fundmi rinovoi kontratën me kombëtaren e Gjermanisë.

Tuchel ka arritur sukses me Bayernin duke fituar titullin gjatë sezonit të kaluar, teksa këtë kampanjë ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Real Madridin.

Ndërkohë, Rangnick zejë të trajnerit zhvilloi për një kohë të shkurtër me Manchester Unitedin, për t’u shkarkuar më pas./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme