Ramush Haradinaj pranon letër falënderimi nga Presidentja e BE-së Ursula von der Leyen NULL NULL 13.08.2019 15:14 13.08.2019 15:14 Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar letër-falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, pas urimin të tij për zgjedhjen e saj në krye të BE-së. Haradinaj në një shkrim në Facebook tha se përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Europian, riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Presidentes, dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen. “Siç e kam thënë në urimin tim, kam besim të plotë që Bashkimi Europian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e duhura integruese europiane. Ne mirëpresim qëndrimin e Znj. Von der Leyen, se ne kemi të përbashkët historinë dhe të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat. Qendrimi ynë tashmë është i qartë: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj që Bashkimi Europian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpiejnë në destabilizim e rajonit tonë” ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë