Ramush Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po i njëjti NULL NULL 26.02.2023 12:57 26.02.2023 12:57 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin e lëvizjës së shqiptarëve, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së tij. Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. “Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025