Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramush Haradinaj: Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

NULL NULL
18.08.2019 14:15

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të vazhdojë tutje punën për ndërtimin e Autodtradës së Dukagjinit.

“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Madje kreu i AAK-së ka përmendur edhe ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, duke treguar se çfarë i kishte thënë para ndërtimit të Rrugës së Kombit, gjë që Haradinaj tani e thotë për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.