Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj NULL NULL 29.06.2025 16:30 29.06.2025 16:30 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e tij të rënies. Ai thotë se Dervishaj ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. “Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”. “Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Trima anekënd atdheut, u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare për të larguar përgjithmonë armikun që synim kishte shfarosjen. Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë me krenari dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi edhe para heroizmit të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, që ra për të fituar pavdekësinë në tokën e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 2 orë më parë