Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramush Haradinaj i qëndron prapa cilësimit që i pati dhënë ish-prokurorit Elez Blakaj (VIDEO)

NULL NULL
17.09.2018 21:28

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, jo shumë kohë më parë, pati disa epitete të rënda për ish-Prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj duke e quajtur “hajn të pulave” dhe “pishpirik”.

Edhe sot, shefi i Qeverisë, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se nuk ka ndryshuar qëndrim, ndonëse nuk i ka ripërsëritur këto epitete.

“Tani janë dy situata – një ishte largimi i prokurorit që kishte rastin dhe një prokuror i larguar është vetëm një qytetar për të cilin unë kam dhënë vlerësimin tim që i qëndroj prapa”.

Haradinaj është kursyer nga komentimi për aktakuzën lidhur me veteranët e rrejshëm.

“Një aktakuzë zyrtare – unë nuk i komentoj vendimet e Ligjit, qofshin të Prokurorisë ose të Gjykatës, mund të kem pikëpamjet e mia por si kryeministër respektoj shtetin ligjor dhe e kam respektuar në të gjitha instancat”.

“Ajo që më ka dhimbt në kohën e reagimeve të mia kishte të bënte me faktin se ajo aktakuzë mund të dorëzohej në Gjykatë qysh atëherë dhe mos të bëhet temë e diskutimit publik e as politik por të mbetej vetëm Ligj – do të ishte shumë më mirë për Kosovën, gjyqësorin, UÇK-në, veteranët, për të gjithë”.

“Fakti që aktakuza nuk është dorëzuar në Gjykatë por në publik dhe media është bërë poterë, nuk i ka ndihmuar ligjit, as pastrimit të listave dhe nuk besoj se është ndonjë kontribut”.

Ai ka thënë po ashtu se nuk e ka analizuar përmbajtjen e Listës së Veteranëve të Rrejshëm por ka deklaruar se ka parë emra të luftëtarëve të vërtetë.

“Nuk kam hyrë në përmbajtje të aktakuzës, kam parë emrat në media. Dua të them dhe do ta them gjithë jetën se jam krenar që kam qenë në UÇK, rroftë UÇK-ja për jetë dhe mot, poshtë ata që duan t’i poshtërojnë në çdo mënyrë, do të dështojnë çdo herë”.

“Është e padrejtë t’i ndalen pensionet kujt do qoftë derisa nuk vendosë ndonjë Gjykatë, nuk është aktakuza vendim gjyqësor. Unë kam pasë aktakuzë, kam shkuar në Hagë, në fund Gjykata e ka vlerësuar të qëndrueshme ose jo”.

“Është tepruar me idenë që menjëherë të sanskionohen të apostrofuarit, nuk e di kush është i vërtetë dhe kush jo”.

“Njoh shumë ushtarë të vërtetë dhe pashë emrat e tyre. Më vjen keq që është kështu, mendoj se është tepër e panevojshme për Kosovën dhe jo e ndershme për pjesëtarët e luftës për liri dhe familjet e tyre, jo e ndershme për sakrificën e tyre”.

“Mendoj se është gabim shoqëror dhe duhet të ndihemi keq si Kosovë kur etiketon dhe ofendon një luftëtar lirie që ka kaluar të gjithë ato që mund të kalojë një luftëtar. Është shumë e padrejtë”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.