Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt NULL NULL 17.06.2025 17:49 17.06.2025 17:49 Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, nga ku tha se nderuan njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar. Për Hilmi Haradinajn ai u shpreh se me lavdi do të përkujtohet emri i tij, përcjell Klankosovat.tv. “Në vendin e lavdisë dhe krenarisë, nderuam njeriun që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar, babain e Heronjve dhe Gjeneralëve, Bacë Hilmi Haradinaj”. “Me nder e me lavdi jetove dhe me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt, për breza e breza që do të vijnë në këtë truall. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ty! Lavdi jetës dhe veprës tënde”, ka shkruar Ramosaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.