Ramosaj e mohon se ka një rast me koronavirus në Deçan NULL NULL 15/04/2020 15/04/2020 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për një rast pozitiv me koronavirus në komunën e Deçanit. Sipas komunikatës së IKSHPK-së, bëhet fjalë për një rast nga fshati Lëbushë e kësaj komune. Klan Kosova ka kontaktuar me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, për të marr informacione. Mirëpo, Ramosaj e mohoi se ka ndonjë rast pozitiv me Covid-19. “Në komunën e Deçanit nuk ka ndonjë rast me koronavirus. Jam në kontakt me mjekët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Nuk ka pasur pacientë që ka shkuar për t’i bërë analizat këto 4 ose 5 ditët e fundit. Ekziston njëfar protokolli ku bëhen përgatitjet e pacientëve për t’i përcjell për Prishtinë”. Ramosaj shtoi se mund të jetë ndonjë rast që është nga fshati Lëbushë, por që banon në ndonjë komunë tjetër.
Ekonomi Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi 30 minuta më parë
Lajme Turqia dhe Izraeli shënojnë një moment historik, rivendosin lidhje të plota diplomatike 45 minuta më parë
Basketboll LeBron James me kontratë të re në Lakers, bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-së 47 minuta më parë