Ramiz Lladrovci: I infektuari me Covid-19 s’është banor i Drenasit, as nuk pati kontakte me personat në komunën tonë NULL NULL 06.04.2020 23:32 06.04.2020 23:32 Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur lidhur me raportimin e IKSHPK-së së është shënuar rasti i parë me koronavirus tek një person me vendbanim në këtë komunë. Por Lladrovci për Klan Kosovën u shpreh se personi i infektuar, nuk është banor i komunës së Drenasit dhe ka siguruar qytetarët e asaj ane se ai as edhe nuk ka pasur kontakte me personat në Drenas. ”Kemi kontaktuar IKSHPK-në, dhe drejtori i saj na ka propozuar që të rrijmë të qetë sepse qytetari i infektuar nuk është banor e as nuk ka pasur kontakte me personat e Drenasit. Nuk mund të jap informacione se në cilën komunë personi në fjalë banon, sepse IKSHPK jep informacione. Ai është qytetar i lindur në komunën e Drenasit, por ka kohë të gjatë që nuk ka pasur kontat me asnjë qytetar nga Drenasi”. Ai ka falënderuar edhe qytetarët e komunës që ai drejton për kujdesin e treguar lidhur me luftimin e pandemisë Covid-19. ”Kam përmendur disa herë, që qytetarët e Drenasit kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kanë respektuar masën disiplinore. Po besoj që duke pasur kujdesin deri tash nuk kemi raste të infeksionit me virusin Covid në komunën tonë”. ”E kam inkurajuar Qeverinë që edhe në dorëheqje ajo duhet të dalë që të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Në komunën time kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me të gjitha partitë, në luftën kundër kësaj pandemie pra jemi unik. Ne do të gjendemi në çdo situatë. Desha t’i falënderoj të gjithë akterët në komunën tonë”. Lladrovci më tej shfaqi pakënaqësi për ndihmën që iu ka ofruar niveli qendror për pajisjet mbrojtëse kundër pandemisë Covid -19, njofton Klan Kosova. ”Mjetet që kemi marrë nga niveli qendror janë të pakta. T’i them dikujt se unë jap shërbime 24h në dy qendra shëndetësore QKMF në Drenas dhe QMF në Komoran dhe kam pranuar vetëm 3400 palë dorëza për një prsonel rreth 200 personash është shumë pak. Dorëzat s’mnd të përdoren gjithë ditën nga punonjës të shëndetit, apo të marrësh 2000 maska kirurgjike, nuk mund të mbahet gjithë ditën, ajo dihet që është për një përdorim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 24 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 32 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day