Ramiqi: Izraeli u përgatit për sulm nga Trump 1, për ta parandaluar Iranin nga arsenali bërthamor (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 07:37 14.06.2025 07:37 Ish-ushtaraku Fuad Ramiqi mbrëmë në “Edicionin Special” në Klan Kosova, komentoi mbi zhvillimet e fundit të sulmeve Izrael – Iran. Ramiqi tha se sulmi izraelit është paralajmëruar, duke shtuar se përgatitjet për një sulm të tillë kanë filluar që nga mandati i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, në mënyrë që të parandalojë Iranin që të ketë një arsenal bërthamor. “Ky veprim që është marrë tash ndaj Iranit, ka qenë i paralajmëruar, pak a shumë i ditur. Këto përgatitje kanë filluar që nga mandati i parë i Trumpit kur ka qenë president i Shteteve të Bashkuara, i cili ka miratuar një plan që populli palestinez të zhvendoset nga Gaza dhe të hyjë me Iranin në bisedime për të asgjësuar apo parandaluar që Irani të ketë një arsenal bërthamor që do të ishte rrezik për Izraelin”. “Në mandatin e dytë, këto ngjarje nuk kanë qenë jo të rastësishme, por kanë qenë të planifikuara deri te momenti që Irani duhet të neutralizohet që të mos jetë më rrezik për Izraelin, i cili është faktor numër një destabilizues në Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme”, tha Ramiqi në Edicionin Special në Klan Kosova. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 5 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 11 orë më parë