Ramë Vataj: Jam i shokuar me sulmet në Paris NULL NULL 14.11.2015 13:26 14.11.2015 13:26 Shumë njerëz që janë të prirë për besëtytni e konsiderojnë pikëpjekjen e ditës së premte dhe datës 13 si një prej periudhave kur ka më shumë gjasa të ndodhin gjëra të këqija. Sipas tyre, një kombinim i këtillë sjell negativitet, madje disa vendosin që të mos dalin fare nga shtëpitë me qëllim të shmangies së incidenteve të mundshme. Por, tragjedia që ndodhi mbrëmë në Paris tejkaloi çdo parashikim pesimist. Gjashtë sulme të njëkohshme lanë të vdekur 127 njerëz, duke përgjakur rrugët e kryeqytetit francez. Shumë rëndë e ka pritur këtë lajm edhe Ramë Vataj, ish Kryetari i Aleancës Franceze në Kosovë. Ai i ka kryer studimet në Francë, kurse një sulm të këtillë nuk e kishte imagjinuar kurrë. “Është e rëndë dhe shokuese”, ka deklaruar Vataj për Klan Kosovën. “Ngjarjen e mbrëmshme nuk e kisha imagjinuar kurrë”. Vataj, i cili ka edhe nënshtetësi franceze, ka treguar për humanizmin që kanë francezët. “Kam jetuar në një familje franceze në kohën kur isha student. Më pas, familja ime ka ardhur si refugjate”. “E bashkëndjej dhimbjen me ta, sepse familjet në Francë janë shumë humaniste”. Ish kryetari i Aleancës Franceze në Kosovë ka thënë se nuk ka folur me miqtë francezë, por pasi djali i tij studion atje, ai tërë kohën ka informacione për ngjarjet. “Djalin e kam student atje, e përmes djalit jam në kontakt”. “Por meqë unë kam studiuar në një qytet afër Strasburgut, që është larg Parisit, të njohurit e mi janë mirë”. Ai prapë potencon se asnjëherë nuk ka menduar se do të ketë kaq shumë të vrarë për një natë. “Sulme të ngjashme ka pasur edhe më herët në Francë, për shembull ndaj Charlie Hebdo, por kanë qenë me më pak viktima”. “Përveç ndonjë tragjedie natyrore, nuk kam menduar kurrë që do të ketë këtë bilanc të këtillë të vdekjeve nga sulmet”. Vataj thotë se është e pashmangshme që të krijohet klima e frikës dhe askush më nuk është i sigurt. “Kjo ngjarje krijon pasiguri tek gjithë komuniteti ndërkombëtar”. “As Kosova nuk është imune ndaj gjithë këtyre sulmeve”. “Tek ne më e keqja është se të rinjtë tanë shkojnë në ISIS”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë