Ramë Lahaj i kthehet skenës pas një vit pauze (VIDEO) NULL NULL 07.04.2021 13:15 07.04.2021 13:15 Tenori nga Kosova Ranë Lahaj, i është kthyer skenës operistike pas një vit pushimi për shkak të pandemisë. Lahaj ka performuar në Sydney të Australisë me operën “La Traviata”. Ai në një intervistë në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova tha se i ka munguar skena. Tenori me famë botërore theksoi se “Viti i pandemisë”, ka qenë i zbrazët për të. “2020-shi ka qenë njëjtë për të gjithë ne. Në fakt në këtë periudhë unë kam qenë në Sydney, ka qenë ky projekt i planifikuar për periudhën mars-prill, po tani ndodhi pandemia dhe u anulua gjithçka dhe unë u ktheva në Evropë”. “Po e quaj veten me fat, sepse të gjithë teatrot në Evropë janë të mbyllur. Sydney qëndron shumë mirë. Ka pesë apo gjashtë muaj që Sydney nuk e ka pasur as edhe një rast me COVID. Projekt “La Traviata” që ka pas të ndodh në vitin 2020 është spostuar në vitin 2021″. “Ka qenë një vit i zbrazët. Sepe mund të them që kur nuk ka art dhe kulturë shoqërisë i mungon një pjesë e madhe dhe shumë e rëndësishme”. Ramë Lahaj tregoi edhe për përshtypjen e tij për vendin i cili nuk ka pasur asnjë rast me COVID-19 që më tepër se pesë muaj. “Është vërtetë kënaqësi sepse siç e thashë më herët nuk e kanë ndjenjën e pandemisë. Unë kur erdha në ditën e parë në prova e pashë se këta e kishin shprehi për t’u përshëndet duke u përqafuar, kurse unë ende e kisha atë traumën e distancës nga Evropa”. “Ju edhe mund ta shihni që edhe audienca nuk mban maska dhe as ne. Ndihem vërtetë i privilegjuar. Sepse është kjo opera është një ëndërr për secilin artist. Këtu organizohen edhe produksione të tjera”. “Në fakt në Australi është hera e dytë që përformoj. Hera e parë ka qenë në vitin 2015, pra jemi gjashtë vjet pas. Shpresoj që ky të jetë viti i fundit pandemik.Është zbrazëti e madhe nëse për 1 vit i largohesh skenës. Është një shprehi që për 10 vjet më shumë se 300 ditë të vitit i kaloj në teatër dhe në udhëtime. Është hera e parë që pas një kohe të gjatë unë e kam shfrytëzuar këtë kohë që të pushoj nga stresi që e ka profesioni pashmangshëm”. Ai foli edhe për projektet e tij të realizuara dhe për projektet që pritet t’i realizojë në vazhdim. Ndiqeni intervistën me Ramë Lahajn. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë