“Rambo” po sfidon një Ferizaj të tërë – qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet (VIDEO) NULL NULL 02.05.2025 07:25 02.05.2025 07:25 Një person i njohur me nofkën “Rambo” po sfidon prej ditësh të gjithë qytetin e Ferizajt, duke shkaktuar dëme të shumta dhe shqetësim të madh te banorët. Sipas dëshmive të qytetarëve, të ndara edhe në rrjete sociale, ai ka dëmtuar vetura, ka ndezur zjarre dhe ka ndërmarrë veprime të tjera të rrezikshme. Rasti i tij është i njohur për institucionet, mirëpo reagimi ende mungon, raporton gazetarja korrespondente, Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Qytetarët kanë bërë thirrje që ai të trajtohet, pasi dihet se “Rambo” ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, Qendra Antisociale në Shtime ka konfirmuar se nuk ka kapacitete për ta pranuar atë në institucionin psikiatrik. Ndiqni detajet, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 9 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 10 orë më parë