Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramadani për ndalimin e pesë policëve: Dëshmon punën e pavarur e të shpejtë të Prokurorisë

NULL NULL
07.07.2025 20:06

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me ndalohimin e pesë policëve për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan.

Ai tha se kjo dëshmon për punë të pavarur e të shpejtë të Prokurorisë dhe u shpreh se drejtësia duhet të shkojë deri në fund, përcjell Klankosova.tv.

“Veprimi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës me vend dhe për t’u përshendetur.  Policët e dyshuar janë ndaluar dhe kjo dëshmon për punë të pavarur e të shpejtë të Prokurorisë”.

“Drejtësia të shkojë deri në fund.  Rasti tash duhet të mbetet në profesionalitetin e drejtësisë sonë”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.