Rama: Zharrëza, zgjidhim problemin njëherë e mirë NULL NULL 26.02.2017 17:39 26.02.2017 17:39 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikimin e tij javor ka folur për protestën e banorëve të Zharrëzës, duke garantuar se Qeveria do të jetë në krahë të tyre. Ndërsa theksoi se është ndaluar injektimi i ujit teknologjik, Rama bëri me dije se po punohet për të evidentuar të gjitha dëmet që kanë pësuar banesat e banorëve të Zharrëzës dhe pas kësaj atyre do t’u jepet edhe dëmshpërblimi i plotë. “Qeveria e dëgjoi me vëmendje shqetësimin e tyre dhe angazhoi një ekspertizë dhe sipas tyre patjetër që lidhet me zonën. Qeveria ndaloi injektimet e ujit teknologjik dhe tani presim konkluzionin përfundimtar të ekspertizës. Banorët kanë qenë të braktisur nga shteti, do të zgjidhim njëherë e mirë problemet. Qeveria po punon për të evidentuar të gjitha dëmet dhe invetari është në përfundim. Kemi folur me kompaninë dhe po punohet për dëmshpërblimin sa më parë”, u shpreh kryeministri Rama, shkruan Top Channel. Më tej kryeministri Rama bëri fajtore për situatën në sektorin e naftës qeveritë e kaluara duke theksuar se më në fund po vendoset rregull. “Qeveria po vendos rregull dhe shtet pas 25 vitesh anarki në sektorin e naftës”, u shpreh Rama ndërsa shtoi se “Përgjegjësit për atë që ka ndodhur në Zharrëz bëjnë sot avokatin e banorëve, por e kanë kot, se problemin nuk mund t’i zgjidhin ata që e kanë krijuar, por ne”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 28 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 49 minuta më parë