Rama uron Pavarësinë e Kosovës, njofton se nuk do jetë pjesëmarrës në marshin “Drejtësi, jo politikë” NULL NULL 17.02.2026 08:05 17.02.2026 08:05 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Pavarësinë e Kosovës në 18-vjetorin e saj. Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Kosovës ia uron pavarësinë me keqardhjen që sot nuk mund të jetë në manifestimin popullor “Drejtësi, jo politikë”, transmeton klankosova.tv. “I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, ka shkruar Rama.