Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama uron nënat e gratë: Janë lulet më të bukura të kësaj bote

NULL NULL
08.03.2022 09:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar sot festën e 8 Marsit për të gjitha gratë në Shqipëri dhe në botë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai uron çdo nënë, vajzë dhe grua në tokë duke i cilësuar si lulet më të bukura në botë.

Në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, Rama nuk mund të mos linte pa kujtuar nënën e tij, e cila e ka humbur jetën dy vjet më parë.

Përmes mesazhit ai ka përcjellë dhe një dedikim prekës për nënën e tij të ndjerë, Aneta Rama.

“Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar ai./ TCh

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.