Rama takon Erdoganin në Forumin Diplomatik të Antalias (VIDEO) NULL NULL 11.03.2022 15:28 11.03.2022 15:28 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, në Forumin Diplomatik të Antalias, transmeton Klankosova.tv. Rama ka postuar një video të takimit, duke shkruar: “Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”. Në këtë Forum Diplomatik është e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”. Ky Forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.