Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama takohet me Erdoganin në Turqi

NULL NULL
18.07.2019 16:34

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Takimi me Erdogan është zhvilluar në rezidencën e Marmaris, qytet në brigjet e rivierës turke.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan kryeministri.

Ende nuk ka detaje nga temat që kanë diskutuar Rama dhe Erdogan.

Takimi i kryeministrit shqiptar me kreun e shtetit turk vjen pak ditë pas takimit Meta-Erdogan në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të samitit të SEECP./Top Channel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.