Rama: Shqipëria sot mirëpret liderin e rezistencës heroike ukrainase, Volodymyr Zelenskyn NULL NULL 28.02.2024 08:10 28.02.2024 08:10 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën, me samitin për Ukrainën që do të mbahet sot në Tiranë, e ku i pranishëm do të jetë presidenti Volodoymyr Zelensky. Rama theksoi theksoi se Shqipëria sot mirëpret liderin e rezistencës heroike ukrainase në një takim solidariteti. “Mirëmëngjesi dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama. Kryeministri shqiptar do ta pret në takim Zelenskyn duke filluar nga ora 09:00. Përndryshe, Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Organizata bamirëse e Vatikanit thotë se vendimi i Trumpit për USAID-in mund të vrasë miliona 26 minuta më parë
Kosova Cakolli: Votat e partive që nuk e kalojnë pragun nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve 50 minuta më parë