Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4

NULL NULL
11.06.2025 19:28
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Tiranë, 17 maj, 2025. Foto: AP

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar në lidhje me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, duke thënë se Shqipëria ka marrë dritën jeshile në këtë drejtim.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret në rrugën drejt BE-së, përcjell Klankosova.tv.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

“Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane. Kapitujt përfshijnë: Politikat e transportit (Kapitulli 14), Energjia (Kapitulli 15), Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27). Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, ka shkruar tutje Rama.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.