Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Prisja në shans, De Biasi më harroi

NULL NULL
01.06.2016 12:30

Valdet Rama, ka mbetur jashtë listave të Gianni De Biasi prej kohësh, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta.

Megjithatë, mesfushori i Munich 1860 nuk e fsheh zhgënjimin e tij, duke folur për Panorama Sport, pasi kohët e fundit është kthyer në formë në Bundesligën 2.

“Mbeta i dëshpëruar që nuk u grumbullova, kam dhënë gjithnjë maksimumin për Kombëtaren. Besoj se trajneri e di sa vlej dhe e prisja një shans, por kohët e fundit De Biasi e ka humbur besimin në mua”.

“Jam një prej lojtarëve që nuk janë përkrahur këtë sezon, por e respektoj vendimin dhe i uroj më të mirat skuadrës. Kosova, një mundësi? Për momentin nuk kam koment për këtë pyetje, por Kosovën e kam në zemër”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.