Rama: Prishtinën do ta shndërrojmë në një vend me karakter unik në botë NULL NULL 13.10.2021 23:15 13.10.2021 23:15 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës Përparim Rama, tha se është shumë i lumtur kur sheh përkushtimin e qytetarëve për ndryshim. Ai tha se i di të gjitha problemet dhe nevojat e qytetarëve. Rama theksoi se së bashku do ta shndërrojnë Prishtinën në një vend me karakter unik në botë, ashtu siç i ka hije. “Jam shumë i lumtur kur shoh përkushtimin e qytetarëve për ndryshimin e Prishtinës. Bashkë me ekipin tim patëm takime të rëndësishme gjatë gjithë ditës. E filluam ditën me takimin që patëm me banorët e lagjes së Spitalit dhe e vazhduam në lagjen e Vreshtave, më pas takuam banorë nga lagjja Sofalia, ku vizituam biznese të ndryshme, dhe ditën e mbyllëm me një takim tjetër me të rinjtë dhe qytetarët tanë”. “Unë i di të gjitha problemet dhe nevojat e qytetarëve tanë. Të gjitha mënyrat e zgjidhjeve janë në plan programin tonë dhe do të realizohen.Bashkë do ta shndërrojmë Prishtinën në një vend me karakter unik në botë, ashtu siç i ka hije. PRISHTINA PËR TË GJITHË!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.