Rama pas takimeve: Faleminderit Italisë për ndihmën e madhe NULL NULL 23.01.2020 14:29 23.01.2020 14:29 Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Italinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai sot ishte në Romë ku takoi si kryeministrin italian ashtu edhe ministrin e jashtëm, transmeton Klan Kosova. “Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për njerëzimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte e pakapërcyeshme”, ka shkruar Rama në Twitter, shkruan tch. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.