Rama para ndeshjes me Spanjën: Pavarësisht rezultatit kombëtarja do të dalë me kokën lart NULL NULL 24.06.2024 12:37 24.06.2024 12:37 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Sonte nga ora 21:00, kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë lojën vendimtare në “EURO 2024” kundër Spanjën. “Kuqezinjve” do t’iu duhet vetëm fitorja për të pasur mundësi për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt. Para lojës, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama tha se në këtë lojë “nuk ka asgjë për të humbur”. “po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë”, tha ai. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se pavarësisht rezultatit “kombëtarja do të dalë me kokën lart”. “me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e Euro 2024-ës”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.