Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama nuk pranon leksione nga Kurti për Ballkanin e Hapur (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 16.09.2021 20:43

Udhëheqin dy shtete me lidhje vëllazërore mes vete, por për Ballkanin e Hapur qëndrojnë në dy pole të kundërta të mendimit.

Për më tepër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet se nuk pranon mësime nga homologu i tij kosovar, Albin Kurti.

“Shqipërisë nuk i jepen leksione”, tha ai të enjten para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Shqipëria tashmë është pjesë e nismës rajonale, bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në anën tjetër, qeveria në Prishtinë është kategorike kundër saj, sikurse edhe Mali i Zi e Bosnja.

Të enjten, gjatë fjalimit të gjatë 1 orë e 21 minuta ku shpalosi programin qeverisë, Rama ndau kohë për të shpjeguar se Open Balkan nuk e pengon asnjë proces tjetër të integrimit evropian.

Ndërsa tha se është shpallur pa të drejtë armik i kombit, në të dy anët e kufirit.

“Nëse nuk i pëlqejnë, bujrum, t’i diskutojmë vëllazërisht, por jo t’i shpallim si tradhtar, ruso-kinez, si filoserb apo nostalgjiko-jugosllav aa që mendojnë ndryshe”, deklaroi Rama.

Krejt kjo situatë, sipas politikanit që po fillon mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë, i dëmton dy shtetet në skenën ndërkombëtare.

“Me luftën elektorale këtu dhe atje, t’i humbasë në paqe, si një ruletë kazinoje politike, të gjitha kreditet ndërkombëtare, që janë fituar me djersë, me gjak, me mund të madh diplomatik”, tha ai.

Veç kësaj teme, Rama shpalosi edhe veprimet që do t’i ndërmarrë në katër vjetët e ardhshme. Sipas tij, qeveria e tij ka dy fronte kryesore, aktualisht. Ato janë rimëkëmbja nga pasojat e tërmetit dhe ballafaqimi me pandeminë COVID-19.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.