Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Nuk do ketë ndërpreje të energjisë elektrike në Shqipëri

NULL NULL
27.02.2017 10:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë që nuk do të ketë ndërpreje të energjise elektrike në të gjithe territorin e Shqipërisë.

Rama ka paralajmëruar një ripërtrirje të rrjetit të energjisë duke e quajtur “Shqipërinë si të gjeneratës tjetër”.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Ramës:

Nuk do te kete nderprerje te energjise elektrike ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise dhe ripertrirje e nje rrjeti qe kur erdhem ne detyre,ne afro 85% te tije ishte i moshes se elektrifikimit dhe e ka quajtur Shqiperine si te gjenerates tjeter.

“Energjia elektrike pa ndërprerje dhe sipas standardeve vjen ne bregdetin jonian pas ndërtimit të nënstacioneve të reja dhe investimeve të OSHEE(operatori I shperndarjes se energjise elektrike) në rimëkëmbjen e rrjetit të energjisë.

Ky është një rezultat i derjtpërdrejtë i reformës së thellë në energji dhe i kontributeve të konsumatorëve që tanimë po kthehen në përfitime reale e të prekshme për ta përmes investimeve.

Të gjitha këto investime do të garantojnë shërbimin cilësor me energji elektrike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ripërtëritjen e një rrjeti që kur ne erdhëm në detyrë, në afro 85% të tij ishte i moshës së elektrifikimit”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.