Rama njofton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore NULL NULL 20.04.2020 14:45 20.04.2020 14:45 Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj dhe pyetjes së ndjekësve të tij nëse do të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore – e cila u shpall më 24 mars dhe kishte një afat 30 ditor. Kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj shkurt se “Pa diskutim që gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet përtej datës 24 prill”, shkruan A2 CNN. Ndër të tjera, kryeministri Rama njoftoi dhe ngritjen e një Task Force institucionale Anti-Covid që do të monitorojë zbatimin e protokolleve nga bizneset që pritet të hapen sot dhe ditën në vijim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025