Rama nis ditën duke e shpërndarë fjalimin e tij në mbrojtje të UÇK-së NULL NULL 7 muaj më parë 7 muaj më parë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare. Rama e ka nisur ditën e sotme duke e shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës. “Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”. I pari i qeverisë shqiptare fjalimin e tij e kishte mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve. Në pamjet e videos janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe momenteve të bombardimeve të NATO-s. Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan: “Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”. MIRËMËNGJES😊 MIRËMËNGJES😊nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🇦🇱🙏🇽🇰 Publiée par Edi Rama sur Lundi 29 juin 2020