Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

NULL NULL
15.10.2023 18:26
Rama
Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë nuk do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Rama tha se Procesi i Berlinit dhe samitet e tij nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

“Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt katër lirive të BE-së, lirisë së lëvizjes, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”.

“Dhe, tipikisht, ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, tha Rama, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por siç tha ai, nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.