Rama në hapje të samitit: Shenjë vullneti për zbatim të planit ekonomik të BE-së NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë hapjen e samitit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai duke falënderuar pjesëmarrësit ka thënë se ky organizim tregon vullnetin rajonal për zbatimin e planit ekonomik të Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv. “Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtës së Ballkanit Perëndimor është shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik dhe investimeve të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal”, ka thënë Rama. “Jam mirënjohës posaçërisht komisionerit të BE-së që nisi dhe promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do na ndihmojë në rimëkëmbje ekonomike në një epokë post-pandemike”.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022