Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama në Gjermani, takohet me kryetaren e Bashkisë së Berlinit (VIDEO)

NULL NULL
11.04.2022 15:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetaren e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.

Sipas një njoftimim Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë gjatë ditës së sotme një sërë takimesh të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Evropë.

“Kryeministri Edi Rama u takua me kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100 vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, lryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit”, thuhet në njoftim.

Vitiza e Ramës në Gjermani, është e para pas zgjedhjes së Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz.

lajme të ngjashme