Rama-Meta takim për 90 minuta, nuk deklarohen për media NULL NULL 03.10.2015 18:43 03.10.2015 18:43 RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June. Ka përfunduar rreth orës 17:40 takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, i mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë e gjysmë dhe në përfundim të tij, në dalje nga ambientet e Kryesisë, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi atë që është diskutuar, njofton Top Channel. Kryeministri Rama ka marrë pjesë në këtë takim sapo është kthyer nga vizita disaditore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjithsesi, vlen të theksohet se takimi është zhvilluar në një kohë kur debati politik është i dominuar nga çështja e CEZ, për të cilën të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në afera korruptive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 49 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 1 orë më parë